Modelja e njohur Arbenita Ismajli është vënë nën hetim nga Prokuroria Themelore në Gjilan, në lidhje me një çështje që përfshin kontaktin e ish-bashkëshortit të saj, reperit Fero (Feronit Shabani), me vajzën e tyre të mitur.
Raportohet se më 13 qershor 2025, Prokuroria ka konfirmuar nisjen e hetimeve ndaj saj, duke e dyshuar për moszbatim të një vendimi të formës së prerë të Gjykatës.
Sipas dokumentit zyrtar, Arbenita akuzohet se nuk i është bindur aktvendimit të Gjykatës së Gjilanit të datës 12 qershor 2024, që kishte përcaktuar të drejtën e Feronit për të pasur kontakt me vajzën e tyre, Nina Shabani, dy herë në muaj – konkretisht në fundjavën e parë dhe të tretë, përmes Qendrës për Punë Sociale.
Megjithëse ajo ishte në dijeni për revokimin e një autorizimi të mëparshëm që i lejonte ta merrte fëmijën jashtë Kosovës, prokuroria pretendon se që nga 19 marsi 2025, Arbenita nuk ia ka mundësuar më kontaktin e parashikuar nga vendimi gjyqësor babait biologjik.
Pas vlerësimit të provave dhe materialeve nga policia, më 21 dhjetor 2024, prokurori për të mitur ka ngritur zyrtarisht aktakuzë kundër Arbenita Ismajlit.