Bota

Arrestohet vrasësi i CEO-s së kompanisë së Sigurimeve në Nju Jork!

Një 26-vjeçar është akuzuar për vrasjen me armë zjarri të shefit ekzekutiv të UnitedHealthcare, Brian Thompson, në qytetin e Nju Jorkut. Sipas mediave të huaja, Luigi Mangione u arrestua në një McDonald’s në qytetin Altoona, Pensilvani, rreth 450 km në perëndim të qytetit të Nju Jorkut, pasi një klient në një dyqanin e ushqimit të shpejtë e njohu atë.

Autori është një i diplomuar në Ivy League nga një familje e njohur në Maryland. Atij iu gjet një armë dhe një dokument i shkruar me dorë ku shkruhej “motivim dhe mentalitet”, sipas policisë. Mangione më pas u paraqit në një gjykatë të Pensilvanisë për t’u gjykuar për pesë akuza fillestare dhe iu mohua lirimi me kusht. Vetëm disa orë më vonë, hetuesit e Nju Jorkut e akuzuan Mangione për vrasje dhe katër akuza të tjera, përfshirë akuzat për armë zjarri.

Thompson, 50 vjeç, u qëllua për vdekje pas shpine jashtë hotelit Hilton në Midtown Manhattan, ku UnitedHealthcare, gjiganti i sigurimeve mjekësore që ai drejtonte, po mbante një takim investitorësh. Policia thotë se ai ishte në shënjestër të një vrasjeje të planifikuar paraprakisht. Thompson nuk po qëndronte në hotel, por kishte ardhur në qytet për të marrë pjesë në një konferencë investitorësh, detajet e së cilës ishin publike. Autori i krimit e kishte pritur në trotuar dhe e qëlloi me armë në gjoks, në orën 7 të mëngjesit, nga një distancë shumë e afërt. Thompson u dërgua me urgjencë në spitalin Mount Sinai West, por fatkeqësisht ndërroi jetë pak më vonë.