Aktualitet

Arti Papajani shkarkohet nga posti i drejtorit të FSKDSH, ja kush emërohet në vend të tij (EMRI)

Me vendim të ministres së Shëndetësisë, Evis Sala, Arti Papajani është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor.

Mëson se në vend të tij është emëruar Ilir Topi, i cili do të marrë drejtimin e institucionit në vijim.

Arti Papajani ishte emëruar në krye të FSKDSH në shtator të vitit 2025, po nga ministrja Sala. Ende nuk janë bërë publike arsyet zyrtare të largimit të tij nga detyra.

Ndryshimi në Fondin e Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor vjen në një kohë kur ka një rol kyç në menaxhimin e financave dhe shërbimeve të sistemit të sigurimit shëndetësor në vend.