Fashion Health & Beauty Lifestyle

Bebet tuaja duan gjithashtu një kujdes shumë të shtuar ndaj diellit, ja zgjidhja e duhur!

Kur është fjala për ta mbajtur fëmijën tuaj të sigurt ndërsa jeni duke qënduar në diell, me siguri keni kremrat mbrojtës për bebet dhe kapele në dorë. Por a keni menduar ndonjëherë për ndonjë palë syze dielli për fëmijën tuaj? Është shumë e rëndësishme t’i mbani sytë e të vegjëlve tuaj të sigurtë kur jeni nën rrezet e diellit pasi disa prej tyre janë shumë të dëmshme. Për këtë arsye duhet të filloni t’i mësoni atyre rëndësinë e mbajtjes së syzeve për sigurinë nga dielli. Ndërsa syzet e diellit janë një aksesor i domosdoshëm për mbrojtje, kjo do të thotë se duhet t’i kushtoni rëndësi dhe pse jo t’i zgjidhni me stil! Ne ju tregojmë disa opsione dhe modele shumë të bukura nga të cilat mund të zgjidhni dhe ju për fëmijën tuaj.

1. WeeFaresrs

Këto syze janë absolutisht një nga versionet më të bukura dhe më të pëlqyera për bebet. Këto syze janë si verisoni i ‘Ray-Ban Wayfarer Classic’. Ato quhen ‘WeeFarers’ dhe ofrojnë mbrojtje 100% UVA dhe UVB për të voglin tuaj. Më e mira nga të gjitha është se ato vijnë me pesë ngjyra të ndryshme mjaft të lezetshme nga të cilat ju mund të zgjidhni. Tani mund të kombinoheni plotësisht me fëmijën tuaj nëse edhe ju jeni fans i syzeve ‘Ray-Ban’!

2. Navigator Babiator

Këto syze dielli janë jashtëzakonisht shumë të bukura dhe ngjasojnë me të njëjtin model të Tom Cruise në ‘Top Gun’. Këto janë shumë fleksibël, pasi ofrojnë mbrojtje 100% nga rrezet UV dhe më e mira nga të gjitha, ato janë shumë të qëndrueshme dhe super kompakte, kjo është një gjë që çdo prind e shikon me patjetër si një domosdoshmëri sidomos kur bëhet fjalë për kujdesin e fëmijës.

Babiator Navigator

3. Roshambo Polarized Shades

Jo vetëm që këto syze dielli janë super të çuditshme, por ato janë edhe të polarizuara. Ato janë shumë të përshtatshme, janë pa BPA dhe sigurisht ofrojnë mbrojtje nga rrezatimi ultravjollcë. Jo vetëm kaq, opsionet e ngjyrave kanë emra argëtues si “McFly”, “Kelly Kapowski” dhe “Free Willy”, kështu që prindërit mund të argëtohen teksa mundohen që të bëjnë zgjedhjen për fëmijët e tyre.

Roshambo Polarized Shades

4. Cocosand Sunglasses

Ajo që është e mrekullueshme për këto syze dielli është se ata kanë një rrip, i cili me të vërtetë do të jetë një shpëtimtar, veçanërisht me foshnjat që duan t’i heqin syzet e tyre të diellit. Këto do t’ju ndihmojnë të mbani të sigurta syzet e diellit në mënyrë që vazhdimisht të mos jeni duke u përpjekur , të gjeni se ku fëmija juaj mund t’i ketë hedhur këtë herë ato.

COCOSAND Sunglasses

5. ROMS Polarized Sunglasses

ROMS Polarized Sunglasses janë syze dielli tepër të qëndrueshme. Këto syze vijnë me një rrip të rehatshëm, nuk thyhen dhe nuk gërvishten, ato janë të certifikuara pa BPA. Me lente të polarizuara dhe mbrojtje UV, këto syze dielli janë thjesht një dashuri e vërtetë që edhe fëmija juaj do t’i pëlqejë po aq shumë sa ju.

ROMS Polarized Sunglasses