Aksident ajror në Rusi, të paktën 19 viktima nga rrëzimi i një helikopteri në rajonin Krasnoyarks. Ministria Ruse e Emergjencave konfirmoi se mjeti fluturues MI-8 u rrëzua sot, rreth 180 kilometra larg qytetit Igarka. Mes viktimave janë 16 pasagjerë dhe 3 anëtarë të ekuipazhit. Një grup hetimor po punon për të zbardhur shkaqet.