Aktualitet

Biznesmeni Edmond Bego sërisht i lirë

Biznesmeni shqiptar Edmond Bego rifiton lirinë. Autoritetet greke e kishin ndaluar me pretekstin e një urdhëarresti ndëkombëtar të lëshuar nga Italia. Por pas një verifikimi në rrugë zyrtare Interpol Roma ka konfirmuar se për Begon nuk ka ndonjë çështje penale në Itali apo ndonjë vend tjetër. Emri i Edmond Begos u artikulua nga opozita si trafikant dhe ish-anëtar i Bandës së Lushnjes dhe për lidhjet e tij me Kreun e Grupit Kuvendor të PS-së Taulant Balla. Ky i fundit nuk e mohoi miqësinë me Begon.