Bledjon Nallbati sot ishte në SPAK për mbi 60 minuta. Për mediat, deputeti demokrat zbuloi se si person në dijeni, dha deklaratë për konfliktin fizik me shoferin e një kamioni, ku ai dhe vëllai Altin Nallbati, u përfshinë gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit. Nallbati tha se ky konflikt ishte stisur nga Niko Peleshi, i cili ishte drejtues politik i Partisë Socialiste për qarkun Korçë.
Erdha të inspektoj si janë kushtet. Sa i përket çështjes sime, unë isha për të sqaruar situatën e konfliktit banal dhe të stisur nga Niko e çerrat e vetë në fushatë, me synim cënimin e imazhit tim dhe cënimin e procesit zgjedhor. Kaq ishte e gjithë. U deklarova si person në dijeni.