Me rastin e 32 vjetorit të lindjes, ish-atleti rekordmen Usain Bolt ka hedhur hapat e tij të parë drejt ëndërrës, si futbollist profesionist. Xhamajkani ka kryer stërvitjen e tij të parë me skuadrën australiane të Mariners Center Coast. Klubi i përgatiti një mirëseardhje të ngrohtë në qendrën Gosford. Bolt u shpreh se është aty për të shkuar përtej limiteve të tij.