Aktualitet

Çadrat me vete se moti vijon me shira në vend!

Sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, siç njoftoi Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura.

Vranësirat shoqërohen me reshje të dobëta shiu, në formë pikash, fillimisht përgjatë Ultësirës Perëndimore në orët e mëngjesit, ndërsa në mesditë edhe në pjesën tjetër të vendit, përqendruar në relievet kodrinore-malore.

Era fryn me drejtim jugperëndim-juglindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s, në lugina dhe bregdet. Hera-herës, era pritet të arrijë shpejtësi deri në 14 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
16/23
Re diell

Kukës
12/22
Re  diell

Lezhë
15/23
Re diell

Dibër
11/22
Re diell

Durrës
16/24
Re diell

Tiranë
16/25
Re diell shi

Elbasan
16/25
Re diell shi

Berat
11/26
Re diell

Vlorë
17/24
Re diell shi

Korçë
9/17
Re diell shi

Gjirokastër
12/26
Re diell shi

Sarandë
15/25
Re diell shi