Showbiz

Capital T dhe Ledri Vula me një bashkëpunim muzikor?

Në intervista të ndryshme të dhëna ndër vite, reperët nga Kosova, Capital T dhe Ledri Vula gjithmonë janë shprehur se kanë një shoqëri të mirë mes tyre.

Të pyetur për një kohë të gjatë nga fansat se kur do të vijnë me një bashkëpunim muzikor, artistët duket se nuk do ta vonojnë më këtë gjë.

Burime pranë “Telegrafi” kanë raportuar se Capital T dhe Ledri Vula do të vijnë me bashkëpunimin e tyre të parë muzikor. Mësohet se reperët do ta shkruajnë vetë tekstin përkatës si do të punojnë edhe për muzikën e prurjes së tyre. Kënga gjithashtu do të shoqërohet edhe me klip.

Deri tani ata nuk kanë reaguar kundrejt këtyre aludimeve por siç thotë edhe fjala e urtë popullore, ku ka zë s’është pa gjë.