Kryediplomati Turk, Mevlüt Çavuşoğlu iu bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të jenë besnikë ndaj marrëdhënieve tradicionale të miqësisë, duke theksuar se Ankaraja nuk pranon imponime. Uashingtoni vendosi sanksione ndaj dy ministrave turq, për moslirimin e pastorit amerikan Endrju Branson, i akuzuar për terrorizëm në Turqi. Gjithashtu, Donald Trump dyfishoi tarifat doganore ndaj importeve të aluminit e çelikut turk.