Kolegji Zgjedhor ka marrë një vendim me shumicë votash për të rrëzuar padinë e Partisë Demokratike e cila kundërshtonte certifikimin e zgjedhjeve të 11 majit, duke miratuar zyrtarisht rezultatin. Po ashtu, Kolegji ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) që të dërgojë vendimet e Komisionit për shpërndarjen e mandateve për 12 qarqet. Vendimi u miratua me shumicë votash, 3 pro dhe 2 kundër.
LEXO EDHE: Denar Biba tërhiqet nga gara, ja kandidatët e kualifikuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese!
Ndërsa PS kërkoi si provë shtesë që KQZ bashkë me vendimet për shpërndarjen e mandateve të sjellë dhe kërkesat ankimore për të 12 vendimet.
Avokati Eridian Salianji kundërshtoi marrjen e këtyre provave me argumentin se nuk kanë lidhje me objektin e gjykimit, pasi janë vendime për të cilat ka formë të prerë.
Gjykata sipas tij po del jashtë procesit ligjor duke bërë një gjykim ekstra, pasi po gjymton vendime që nuk janë kërkuar nga palët.
LEXO EDHE: Ulen komisionet për pagesat elektronike, asnjë tarifë deri në 40 mijë lekë!
Eridiani Salianji: Kërkojmë një kopje të të gjithë provave të paraqitura. Meqë u sollën prova jashtë gjykimit të gjykatës. Dhe meqë vendimi për Tiranën është i gjykuar nga Kolegji dua dhe vendimin e kolegjit zgjedhor. Pra 12 vendimet e shpalljes mandatit dhe vendimet që kanë ndryshuar këto vendime.