Kanë kaluar tashmë 4 vite që nga bashkëpunimi i parë dhe i fundit mes Kidës dhe Mozzikut.
Kënga “Premtimet” menjëherë pas publikimit u shndërrua në hitin e shqiptarëve për muaj të tërë dhe sigurisht që nuk ka munguar as në listën e 100 këngëve më të bukura moderne shqiptare.
Duket se diçka po ndodh mes dyshes së artistëve pasi pak orë më parë në profilet e tyre të Instagramit ata kanë postuar foto të njëri-tjetrit.
Krahas kësaj detajet në këto foto janë shumë të ngjashme. Asnjëra prej tyre nuk ka një përshkrim dhe të dy këngëtarët kanë mbuluar një pjesë të fytyrës së tyre me duar teksa qëndrojnë gjysmë të ulur.
Të gjithë e dimë se për çfarë bëhet fjalë…do të vijë një tjetër bashkëpunim me Kidës dhe Mozzik?! Kjo pritet të konfirmohet zyrtarisht në ditët në vijim megjithëse fansat janë të bindur dhe të përgatitur për hitin e radhës që ata do të sjellin.