Një çift në Nigeri u paraqit në gjykatë për divorc të veshur me veshje të njëjta. Thuhet se gjykatësi i pa një herë dhe i vuri në dyshim nëse ata ishin vërtet seriozë për t’i dhënë fund martesës së tyre. “Jeni të sigurt që doni një divorc sepse unë shoh një dritë?”, i kishte pyetur gjykatësi. E gjithë salla kishte shpërthyer në të qeshura. “Kthehuni kur të jeni seriozë”, shtoi gjykatësi.

Divorci është një temë për të cilën rrallë flitet pa paragjykime. Shumë njerëz besojnë se ndarja u shkakton fëmijëve pasiguri, frikë nga afërsia dhe një imazh negativ për martesën. Megjithatë, ekspertët e marrëdhënieve po theksojnë gjithnjë e më shumë se kjo nuk duhet të jetë gjithmonë kështu. Kur dy njerëz ndahen me respekt dhe vetëdije, divorci mund të jetë një akt pjekurie, që sjell qetësi emocionale, zhvillim personal dhe një shans të ri për lumturi, si për ta, ashtu edhe për fëmijët e tyre.
Qëndrimi në një marrëdhënie toksike, të ftohtë ose të palumtur shpesh lë plagë shumë më të thella se një ndarje e sinqertë. Ekspertja për marrëdhënie, Nancy Pina, thekson se çiftet që ndahen me dinjitet, pasi kanë provuar gjithçka për të përmirësuar lidhjen, përfundimisht kuptojnë tre të vërteta befasuese.
Divorci, kur pranohet me mençuri, mund të sjellë paqe të brendshme, shëndet emocional dhe mundësi për dashuri të re. Arsyeja më e fortë pse një çift nuk duhet të qëndrojë bashkë nëse pajtimi është i pamundur, është sepse marrëdhënia e tyre bëhet modeli i parë që fëmijët kuptojnë si “normal”.
Nëse prindërit qëndrojnë në një lidhje pa dashuri, besim dhe respekt, ata pa vetëdije u mësojnë fëmijëve se kjo është dashuria që duhet pranuar. Atmosfera toksike, konfliktet e vazhdueshme, ftohtësia dhe tensioni krijojnë një shtëpi pa siguri dhe ngrohtësi. Fëmijët mund të mos kuptojnë gjithçka që ndodh, por e ndiejnë kur diçka nuk shkon. Nëse u thuhet se “gjithçka është në rregull” ndërkohë që ndjejnë të kundërtën, ata humbin besimin tek instinktet e tyre.