Lifestyle

Cilat janë sjelljet që ndihmojnë në arritjen e sukseseve të mëdha e shpejtë në karrierë?

Jo gjithmonë avancimi në karrierë është çështje fati apo lidhjesh. Sipas ekspertëve të zhvillimit profesional, individët që ngrihen më shpejt në detyrë shpesh ndajnë disa sjellje dhe aftësi strategjike që i dallojnë nga të tjerët.

Pavarësisht nëse dikush ka prirje natyrale për lidership apo jo, këto katër zakone janë të përbashkëta tek ata që arrijnë pozita udhëheqëse në një kohë të shkurtër:

Marrin iniciativën pa pritur urdhra

Personat që ecin përpara në karrierë nuk presin që dikush t’u tregojë çfarë të bëjnë. Ata identifikojnë problemet dhe ofrojnë zgjidhje përpara se të kërkohet prej tyre.

Kjo sjellje reflekton vetëbesim, mendim kritik dhe gatishmëri për të marrë përgjegjësi më të mëdha.

Ndërtojnë marrëdhënie të forta në vendin e punës

Komunikimi efektiv, bashkëpunimi dhe aftësia për të fituar besimin e kolegëve dhe eprorëve janë kyçe.

Këta individë shpesh shërbejnë si ura lidhëse në ekip, duke ndihmuar në zgjidhjen e konflikteve dhe krijimin e një klime pozitive.

Investojnë vazhdimisht në zhvillimin personal dhe profesional

Ata që përparojnë më shpejt janë të etur për dije. Ndjekin kurse, trajnime, seminare dhe janë të hapur ndaj feedback-ut.

Kjo dëshmon përkushtim për rritje dhe përsosmëri në profesionin e tyre.

Mendojnë si udhëheqës, pavarësisht titullit që mbajnë

Nuk fokusohen vetëm në detyrat e përditshme, por kuptojnë edhe ndikimin afatgjatë të vendimeve të tyre. Ata veprojnë me vizion dhe strategji, duke e parë veten si pjesë e një plani më të madh organizativ.

Në vend që të paragjykoni suksesin e dikujt tjetër, mësoni nga sjelljet e tyre. Në shumicën e rasteve, ngjitja e tyre është rezultat i punës së qëndrueshme dhe veprimeve të menduara, që mund të përvetësohen nga cilido që dëshiron të përparojë në karrierë.