Lifestyle

Covid-19/ Në botë nga rreth 6 milionë të infektuar, mbi 365 mijë ndërruan jetë

Nuk ndalet rritja e shifrave të të prekurve nga koronavirusi në botë e po ashtu e viktimave. Sipas universitetit “Johns Hopkins”, nga rreth 6 milionë të infektuar, mbi 365 mijë ndërruan jetë. Me mbi 1 milionë e 700 mijë raste e afro 103 mijë viktima, Amerika renditet e para. Gjithashtu, Brazili e Rusia plotësojnë treshen e parë në botë për numrin e të prekurve, ndërsa Britania me mbi 38 mijë dhe Italia me më shumë se 33 mijë, të atyre që humbën betejën me sëmundjen.