E ftuar sot në emisionin “Vitality Vibes” ka qenë doktoresha e njohur endokrinologe, Dorina Ylli. Duke qenë se jemi në muajin e ndërgjegjësimit ndaj diabetit ajo ka shpjeguar me detaje se çfarë është diabeti, pse janë rritur rastet në vendin tonë dhe jo vetëm…
Çfarë është diabeti i tipit 1 dhe diabeti i tipit 2?
Kanë karakteristika shumë të ndryshme. Të dy kanë sheqerin e lartë në gjak. Tipi 1 zakonisht është në mosha të reja, mund të jenë edhe fëmijë 4-5 vjeç dhe arsyeja pse shfaqin diabetin nuk është se po jetojnë këtë stilin e jetesës sedentare por është një mekanizëm autoimun. Trupi i tyre dhe imuniteti i tyre, qelizat që na mbrojnë zakonisht nga viruset dhe nga bakteret shkojnë dhe sulmojnë pankreasin që është ajo gjëndra që prodhon insulinën. Ngaqë këto qeliza nuk funskionojnë më shfaqet diabeti.
Diabeti i tipit 2 është ai që lidhet me këtë jetën sedentare me mbiushqyerjen dhe me njëfarë familjariteti në familje. Që mund të preki çdokënd dhe ka rëndësi sepse mund të trajtohet me terapi orale, kurse diabeti i tipit 1 duhet të marrë gjithmonë insulinë dhe i mungon insulina.
Po kur dëgjojmë shpesh që thonë ‘diabet i fshehtë’ çfarë do të thotë?
Është si çdo gjë e fshehtë që ti nuk e dije që e kishe dhe fatkeqëasisht për diabetin ti mund të kesh diabet dhe nuk e ndjen, nuk e dallon. Jeton mirë, ndihesh mirë dhe vetëm kur bën analizat del që është diabet. Këtë termin ‘diabet i fshehtë’ unë këtu e kam dëgjuar për herë të parë.