Pranvera sjell ndryshime në menu, duke na ofruar produkte të freskëta dhe të shijshme që janë të pasura me veti të jashtëzakonshme për trupin tonë. Ja disa nga ushqimet që janë të bollshme këtë stinë dhe që duhet t’i përfshijmë në dietën tonë të përditshme:
Asparagus – Mbreti i pranverës, asparagus ofron pak kalori, vitaminë A dhe acid folik, i cili ndihmon përthithjen e hekurit. Është e rekomanduar të shmangim kombinimin e asparagusit me produkte qumështi dhe të përdorim limon të freskët dhe vaj ulliri për t’i shijuar më mirë, ose mund të bëjmë një sallatë me perime të tjera të stinës.
Panxhari – Ky ushqim është një burim i shkëlqyer energjie, pasi është i pasur me vitaminë B dhe acid folik. Panxhari ofron një përfitim të madh për trupin dhe është i lehtë për tu përfshirë në dieta të ndryshme.
Qepët – Pranvera është stina e qepëve, të cilat ndihmojnë në reduktimin e yndyrës në trup dhe përshpejtojnë metabolizmin. Qepët janë ideale për sallata të freskëta dhe mund të përdoren për të pasuruar shijet.
Qershia – Me një nivel të lartë antioksidantësh, qershitë luftojnë radikalet e lira dhe janë shumë të ulëta në kalori. Pavarësisht llojeve të ndryshme, qershitë i japin larmi dhe freski ushqimeve tona të përditshme.
Përfitoni nga ushqimet e sezonit dhe përmirësoni shëndetin dhe shijet tuaja këtë pranverë!