Policia kufitare e Kapshticës ka kapur 22 refugjatë të paligjshëm nga Siria. Mësohet se emigrantët janë kapur në një autobus dhe të gjithë janë meshkuj. Sipas shifrave zyrtare vetëm tre ditët e fundit në zonën e Devollit janë kapur 56 refugjatë. Pasi iu është marrë deklarimi nga ana e policisë klandestinët janë dërguar drejt qendrës së azilkërkuesve në Tiranë. Emigrantët kalojnë nga Shqipëria me destinacion vendet e Bashkimit Europian.