Aktualitet

Diell e mot tipik pranveror, parashikimi për sot!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme, vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti vijon i kthjellët në të gjithë territorin e me vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje, në orët e mesditës deri të pasdites.

Era fryn me drejtim verilindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare 6 m/s. Përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore, pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon është i forcës 1-3 ballë. Temperaturat variojnë nga 5-25 gradë Celsius.