Një makinë u përfshi nga flakët dhe është djegur tërësisht në autostradën Tiranë-Elbasan. Mësohet se ngjarja ndodhi pasditen e sotme pranë fshatit Bërzhitë. Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve mjeti është shkrumbuar thuajse i tëri. Ende nuk dihen arsyet se përse makina u përfshi nga flakët.