Vendi ynë sot ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Mot i kthjellët, me vranësira të pakta kalimtare deri mesatare kalimtare nga mesdita në pasdite, në malësitë e zonës së jugut dhe relievet malore në lindje.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave sot ka reshje lokalisht të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Elbasan. Në të tjerat, nuk ka.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit:
në bregdet: 16 / 27 °C
në vendet e ulëta: 15 / 29 °C
në vendet malore: 10 / 25 °C
Era fryn e lehtë, deri mesatare.