Celebrities Live From Tirana Showbiz

“Do dalë shumë shpejt…”/ Vlerë Gjakova: Valbona do lidhet me Laertin…

Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale. 15 vite pas themelimit #lft është shoqëruesi ideal kur jeni në lëvizje, për të dëgjuar muzikë të mirë si edhe për të dëgjuar intervistat me protagonistët e ditës si dhe temat që zgjojnë debat.

E ftuar sot në “Live From Tirana”, Vlerë Gjakova tregoi më tepër për rolin e saj si autore e “Trotuar” në “E Diell”, komentoi “BBV4” e shumë të tjera.

Me asnjërin nuk do përfundojë Valbona. Mendoj që del shumë shpejt, por nëse qëndron besoj me Laertin, po do të jetë një dashuri shumë dramatike.

Sa i pëlqen figurave televizive më të pëlqyera, Vlerë u shpreh:

Ilnisa Agolli me emisionin e saj, nuk më ka pëlqyer në “Big Brother, por i shkon ky podcasti vulgaro-intelektual, përplasesh me gjërat që ke guxim të thuash, i shkon shumë karakterit të saj…

Vlerë Gjakova thyen ‘standardet’ e televizionit, tregoi gjithashtu se nuk ka bërë botoks , dhe se sipas saj Valbona ka emocione për G Ban…