Bllokohen në Durrës 27 ton fileto pule me prezencë salmonele. AKU e kthen mbrapsht në Brazil pasi pas analizave të monstrave rezultoi të ishte i infektuar. Gjatë këtij viti nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit deklarohen se janë bllokuar e kthyer në origjinë edhe 7 kontenierë të tjerë, me 180 tonë mish. Numri total i ngarkesave të importuara nga Brazili gjatë kësaj periudhe të vitit është 259 kontenierë.