Sport

Dy klube të Bundesligës në garë për Armando Brojën! Chelsea kërkon 20 mln euro

Armando Broja pritet të kalojë një verë të nxehtë sa i takon të ardhmes, pasi sulmuesi i Kombëtares kërkon shkëputjen përfundimtare nga Chelsea. 23-vjeçari e ka parë veten në huazime dhe i kushtëzuar nga dëmtimet nuk ka treguar asgjë nga potenciali i tij në aventurat disa mujore me Fulham dhe Everton.

Gazetari i Sky DE në Gjermani, Florian Plettenberg bën me dije se për sulmuesin e Kombëtares ka interes të shtuar nga RB Leipzig dhe Wolfsburg. Të dyja klubet e duan sulmuesin paçka se për të ka interes edhe nga Premier League apo edhe nga Serie A.

LEXO EDHE: Sonte Letoni-Shqipëri ekskluzivisht në Digitalb, kuqezinjtë pa mbrojtjen zyrtare!

Broja, kontrata e të cilit skadon në verën e 2028 i ka kërkuar Chelsea që të pranojë ofertën më të mirë për ta lënë të lirë të largohet përfundimisht.

Më herët, britanikja “The Sun” ka bërë të ditur se Broja është në radarët e klubeve shumë të njohur, me katër skuadra europiane të cilat kanë nisur bisedimet me sulmuesin e Kombëtares shqiptare për të siguruar transferimin e tij në verë.

LEXO EDHE: Kombëtarja kuqezi tronditet në prag të ndeshjes me Letoninë, Silvinjo humb një nga liderët!

“Burime i kanë treguar “SunSport” se Milani dhe Ajaksi kanë qenë të dyja në kontakt para asaj që do të jetë një verë shumë e zënë me punë te Çelsi. Bisedime me holandezët e PSV dhe gjermanët e Lajpcig janë zhvilluar që më parë”, shkruhet në portalin e tabloidit të njohur britanik.