Një azilkërkues afgan, i dëbuar në mënyrë të paligjshme, do të kthehet së shpejti në Gjermani, raporton “Der Spiegel”. I riu, që jetonte në Neubrandenburg prej vitit 2015 ishte një nga 69 persona, që u deportua në 3 korrik me një avion të posaçëm nga Mynihu në Afganistan. Dy javë më vonë u mësua që 20 vjeçarin nuk duhej ta kishin dëbuar, për shkak të një procesi gjyqësor në vazhdim e sipër në Gjykatën Administrative Greifsëald. Ai kishte hedhur në gjyq refuzimin e kërkesës së tij për azil.