Botë e Çuditshme Lifestyle

E formuar 4500 vite më parë, zbulohet bima më e madhe në botë!

Bima më e madhe në botë, një barishte deti, gati 5 herë më e madhe se sa Tirana, është zbuluar pranë brigjeve të Australisë. Duke përdorur testime gjenetike, shkencëtarët dolën në përfundimin se livadhi gjigant i ndodhur në Australinë Perëndimore është, në fakt, një bimë e vetme. Ata besojnë se ajo është formuar të paktën 4500 vite më parë.

Sipas shkencëtarëve të Universitetit të Australisë Perëndimore, barishtja mbulon një sipërfaqe rreth 200 kilometra katrorë. Kjo lloj barishte gjendet rëndom në ujërat pranë brigjeve të Australisë. Studiuesit testuan 18 mijë shenja gjenetike për të zbuluar sa lloje bimësh bënin pjesë në këtë livadh nënujore por rezultatet treguan se ishte një bimë e vetme.

Kryesorja e grupit të studimit, Jane Edgeloe tha se:

Mbetëm të shtangur. Është një bimë e vetme që shtrihet për 180 kilometra gjatësi dhe kështu, bëhet bima më e madhe e njohur, në Tokë.

Ndoshta një pjesë prej jush mund ta kenë hasur këtë lule apo disa mund ta mbajnë edhe në shtëpinë e tyre, por pa e ditur se çfarë të mirash na sjell ajo. Sjellim në vëmendje se anturiumi zakonisht u dhurohet njerëzve që janë në depresion, pasi mund të risjellë një humor të mirë.

Gjithashtu u dhurohet edhe personave që kanë nevojë për para. Sidoqoftë, nëse u jepet njerëzve që kanë nevojë për ndihmë dhe bima thahet, sipas Feng Shuit, problemi është tek ta dhe ata duhet të ndryshojnë urgjentisht. Anturiumi është një bimë me gjelbërim të përhershëm, pasi gjethet e saj mbeten gjithmonë jeshile.

Ndërkaq, të gjithëve na pëlqen t’i bëjmë shtëpitë tona të duken dhe të kenë erë të këndshme dhe kjo është kur i drejtohemi bimëve. Ata mund të shtojnë një ngjyrë dhe të ndriçojnë një dhomë. Por disa bimë që mund të duken të padëmshme, në fakt mund të jenë toksike ose helmuese. Njihuni me disa nga këto bimë.