Health & Beauty Lifestyle

E çuditshme por e vërtetë, kjo lule ka aftësinë që t’ju rikthejë buzëqeshjen!

Ndoshta një pjesë prej jush mund ta kenë hasur këtë lule apo disa mund ta mbajnë edhe në shtëpinë e tyre, por pa e ditur se çfarë të mirash na sjell ajo. Anturiumi zakonisht u dhurohet njerëzve që janë në depresion, pasi mund të risjellë një humor të mirë.

Gjithashtu u dhurohet edhe personave që kanë nevojë për para. Sidoqoftë, nëse u jepet njerëzve që kanë nevojë për ndihmë dhe bima thahet, sipas Feng Shuit, problemi është tek ta dhe ata duhet të ndryshojnë urgjentisht.

Anturiumi është një bimë me gjelbërim të përhershëm, pasi gjethet e saj mbeten gjithmonë jeshile. Duke qenë se është një bimë tropikale, ajo ka nevojë për nxehtësi, veçanërisht në kohën e lulëzimit kur nuk duhet të jetë nën 20 gradë Celcius.

Lulet rriten në kërcellin e çdo gjetheje të re dhe pamja e tyre sjell një gëzim për të gjithë anëtarët e familjes. Lulja zgjat pesë deri në gjashtë muaj. Kjo bimë e do dritën, por jo rrezet e diellit direkte, pasi mund të marrë “djegie” në gjethe.

Dheu duhet të jetë i lehtë dhe pjellor dhe është ideale nëse ka myshk. Kjo bimë ushqehet vetëm dy herë në muaj, me pleh organik dhe të tretshëm në ujë. Anturiumi, meqenëse ka një rrënjë të cekët, vazoja nuk duhet të jetë e madhe. Megjithatë, gjëja më e rëndësishme është që të ketë ujitje të mirë.

Rikujtojmë se, është rizbuluar një lule e egër e Amerikës së Jugut që besohet prej kohësh të jetë zhdukur. Gasteranthus extinctus u gjet nga biologët në ultësirat e maleve të Andeve dhe në pjesët e mbetura të pyjeve në rajonin Centinela të Ekuadorit, pothuajse 40 vjet pas shikimit të tij të fundit. Shpyllëzimi i gjerë në Ekuadorin perëndimor gjatë fundit të shekullit të 20-të çoi në zhdukjen e supozuar të një numri speciesh bimore, duke përfshirë Gasteranthus extinctus, arsyeja pse shkencëtarët i dhanë këtë emër.