Lifestyle

E pabesueshme, këshillat klasike për gjumë cilësorë mund të përkeqësojnë pagjumësinë?

Shumë nga praktikat e zakonshme për të përmirësuar gjumin, si shmangia e ekranit para gjumit, kufizimi i kafeinës apo përpjekja për të fjetur gjithmonë të njëjtin numër orësh, mund të kenë efekt të kundërt për njerëzit që vuajnë nga pagjumësia, thonë ekspertët.

Psikologët dhe specialistët e gjumit paralajmërojnë se disa strategji të higjienës së gjumit mund të përkeqësojnë problemin, duke rritur ankthin dhe frustrimin.

Për shembull, kalimi i më shumë kohës në shtrat kur nuk vjen gjumi dobëson lidhjen mendore midis shtratit dhe gjumit, ndërsa shmangia totale e ekranit mund të nxisë ankthin dhe mendimet e tepërta.

Ekspertët gjithashtu theksojnë se eliminimi i plotë i kafeinës nuk është gjithmonë i nevojshëm, pasi disa persona e metabolizojnë atë në mënyrë të ndryshme dhe një kafe në mëngjes mund të ndihmojë në rregullimin e ritmit natyror të trupit.

Gjumi është një funksion natyror dhe i ndryshueshëm, i cili përshtatet me faktorë të ndryshëm si stresi, shëndeti, mosha dhe përgjegjësitë e përditshme.

Përpjekjet obsesive për të “optimizar” gjumin mund ta përkeqësojnë atë, duke krijuar një situatë paradoksale ku ankthi për gjumin e mirë vetë pengon pushimin cilësor.

Ekspertët rekomandojnë fleksibilitet, vetëvëzhgim të reagimeve personale dhe përqendrim në zakone të shëndetshme, duke e konsideruar gjumin një proces autonom që nuk mund të detyrohet, por mund të mbështetet me mënyra të mençura.