Një sfidë e re në shtëpinë e Big Brother ka vënë në provë jo vetëm durimin, por edhe marrëdhëniet mes banorëve, duke krijuar një nga momentet më të tensionuara të javës.
Për herë të parë, konkurrentët u ndanë në çifte dhe u detyruan të qëndronin të veshur me të njëjtën bluzë për pesë orë.
Sfida kërkonte bashkëpunim maksimal, pasi gjatë saj ata duhej të gatuanin, të kujdeseshin për njëri-tjetrin, të zgjidhnin një puzzle dhe në fund të prezantonin një orë përpara publikut.
Por gjithçka mori një kthesë të papritur në momentin final. Kur erdhi radha e prezantimit, Selin vendosi të thyejë rregullat e lojës. Ajo hoqi bluzën e përbashkët dhe doli e vetme për të prezantuar orën, duke lënë pa fjalë banorët e tjerë dhe duke prishur dinamikën e sfidës.
Vendimi i saj erdhi me një deklaratë të fortë: nuk do të lejonte që Rogerti të fitonte përballë saj.
Ky veprim ndezi menjëherë debate dhe tension brenda shtëpisë, ndërsa reagimet në rrjetet sociale nuk vonuan.
Ndërkohë, produksioni nuk ka bërë ende të ditur nëse ky veprim do të ndikojë në rezultatin final apo në çmimin e sfidës.
Një gjë është e sigurt, se Selin sapo krijoi një nga momentet më të diskutuar të këtij edicioni… dhe loja sapo u bë edhe më e paparashikueshme.