I ftuar në “Live From Tirana” ka qenë reperi i njohur Stresi, për të folur më shumë mbi si ka nisur ky vit për të, çfarë të rejash do të kemi së shpejti, por jo vetëm. Stresi u ndal dhe tek reagimet e fundit në rrjet, pas deklaratës së Bernardit të bërë në “Big Brother VIP”, ku pranoi publikisht se është homoseksual…
Stresi dha gjithashtu dhe një deklaratë goditëse për homoseksualët dhe për aktivistët e mbrojtjes së të drejtave të komunitetit LGBTQ+:
Kam të drejtën të mendoj dhe kam dyshimet e mia, që këta paguhen nga një organizatë e madhe që të përhapin këtë frymë në reality show. Xheni Karaj paguhet patjetër, ta them unë këtë, e ke të sigurtë. Ky është mendimi im. Unë mendoj që ajo paguhet. Paguhet për të mbrojtur të drejtat, dhe për ta shfaqur sa më shumë në ekranet shqiptare. Kam të drejtë të mendoj që këta prishin vlerat e familjes mbi çdo bazë. Dhe unë kam të drejtë të jem kundër tyre, siç ata nuk janë dakord me ne.