Pas një krize ekonomike 9-vjeçare, që i zvogëloi ekonominë me 1/4-tën dhe e detyroi të zbatojë një sërë masash shtrënguese, Greqia është gati të dalë nga plani i tre paketave të shpëtimit, më 20 Gusht. Kriza ka provuar të ketë qenë thellësisht traumatike për grekët, që zëvendësuan me entuziazëm dhraminë për euron në vitin 2001. Por ekonomia, ka filluar të rritet, turizmi po lulëzon dhe papunësia po ulet ngadalë.