Live From Tirana Music

Era Rusi zbërthen prapaskenat e hiteve të saj më të bukura

Si çdo herë tjetër në “Live From Tirana” janë të ftuar artistët më të dashur për publikun. Këtë të mërkurë artsitike përballë mikrofonit të TAR qëndronte mbretëresha e këngëve baladë, këngëtarja Era Rusi. Ajo na zbuloi detaje nga prapaskenat e hiteve të saj më të dëgjuara ndër vite.

Ikën dhe vjen (2009)

“Kjo këngë është regjistruar në studiot e ‘Top Albania Radio’. Gjithmonë kam synuar materiale që i rezistojnë kohës, si kjo këngë. Edhe mund të them se është një ndër të preferuarat e mija.”

U make me feel hot (2010)

“Këngët moderne kanë qenë një eksperiment i imi.”

Gipsy Lover (2010)

“Kjo këngë është 100% Era!”

Ti e di (2011)

“Kësaj kënge çmimin ja dha publiku ndër vite.”

Gjuju (2013)

“Kemi marrë çmimin e ‘Best Duet’ në Këngën Magjike. Titulli “Gjuju” do të thotë hidhu të bësh një hap.”

Hajde me ne (2014)

“Dua që publiku të reagojë, njerëzit të bëhen njësh me këngëtarin. Kjo këngë e plotëson imagjinatën time në performancë. Do doja ta kisha bërë pak më simfonike, por do e bëj më vonë.”

Telat e zemrës (2018)

“Mendova të vij pak më ndryshe. Pas suksesit të këngës ‘Çupëlina’, vazhdova në rrugën e muzikës folk.”

Mos ma merr (2018)

“U riktheva në identitet! Kjo këngë ka lindur rastësisht gjatë orëve të vona të natës, kur isha me Fifin në një bar e po i përktheja këngë në gjuhën italiane. Aty mendova pse mos të bëjmë një këngë së bashku.”

Eja Merre (2019)

“Nuk kam asnjë peng nga kjo këngë. E ndjeva mbështetjen e publikut, e kam shijuar shumë.”

Zjarri im (2019)

“Për këtë këngë njerëzit më ndalojnë e më pyesin kur do e nxjerr në ‘Spotify’, gjë që do të thotë se kënga e ka lënë impaktin e saj tek publiku.”