Bota

Erdogan paralajmëron ngrirjen e pronave të Sekretarëve amerikanë në Turqi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan paralajmëroi sot në Ankara ngrirjen e pronave të Sekretarëve amerikanë të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme në Turqi, nëse kanë. Gjatë një fjalimi ai tha “Populli të jetë i qetë. Brenda një jave kemi neutralizuar 56 terroristë dhe do të vazhdojmë t’i neutralizojmë”. Erdogan shtoi se “kush shenjtëron terroristët dhe mbështet organizata terroriste nuk do të shpëtojë kurrë nga kthetrat e këtij shteti”.