Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe ish-kreu i KESH, aktualisht kreu i hekurudhave, Ergys Verdho, ka dalë nga Prokuroria e Posaçme ku është thirrur për një kallzim të bërë nga opozita.
Verdho pasi doli nga godina e SPAK nuk dha prononcim për mediat, teksa u kap nga kamerat momenti i largimit nga institucioni.
Në vitin 2024, Verdho u kallëzua në SPAK mbi tenderin për ndërtimin e paneleve diellore në Digën e Zadejës, me vlerë 8.13 milionë euro.