Sot në orën 19:00 luhet ndeshja mes Torpedos dhe Kukësit, për kualifikimin në raundin tjetër të Europa League-s. Kukësi zhvilloi përgatitjet e fundit, në një situatë aspak të këndshme. Ditët e fundit, skuadra verilindore është përballur me problemin e vizave për disa futbollistë. Ndërkaq, lajmi i mirë është se Maloku e Reginaldo, tashmë janë pjesë e ekipit.