Një banesë u përfshi nga flakët pasditen e sotme në Fier. Ngjarja ndodhi në lagjen “Kryengritja e Fierit” dhe sipas personit që banonte me qira në këtë shtëpi shkak është bërë një shkëndije elektrike. Zjarrëfikësja ka shkuar menjëherë në vendgjarje dhe ka bërë të mundur shuarjen e flakëve. Nga zjarri ka vetëm dëme materiale, ku janë djegur pajisje elektroshtëpiake dhe orendi të tjera. Po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit.