Aktualitet

Flakët përfshijnë një shtëpi në qendër të qytetit të Elbasanit!

Një apartament u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit të Elbasanit, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:05, në zonën e njohur si “Kryqëzimi i 1 Majit”, ku sipas burimeve paraprake zjarri shpërtheu brenda një shtëpie private. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje shkuan mjetet dhe efektivët e shërbimit zjarrfikës, që  po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së zjarrit në zonën përreth.

Deri në këto momente nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa nuk ka informacion zyrtar për persona të lënduar. Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.