Një prej të mbijetuarve, që është bërë dëshmitar i ngjarjes së rëndë në Gllogjan të Deçanit, ka rrëfyer detaje të asaj çka ndodhi mbrëmë.
Sipas dëshmitarit, ka qenë një person i maskuar që i doli para autobusit me nxënës dhe hapi zjarr me kallashnikov.
Ishim duke ikur me autobus. Edhe na ka dalë para një person i maskuar me kallash në dorë edhe ka filluar me gjuajtur drejt nesh. Gjithçka ka ndodhur shumë shpejt, rrëfeu i mbijetuarit, i cili kishte qenë i ulur në ndenjëset e para të autobusit.
Nga sulmi humbën jetën shoferi dhe dy nxënës.
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka reaguar sërish për tragjedinë në Gllogjan, ku u vranë tre persona dhe u plagos një tjetër.
Ai u ka shprehur ngushëllime familjeve, ndërsa iu lutet të gjithë qytetarët që kanë ndonjë informacion rreth këtij krimi makabër që të bashkëpunojnë më institucionet.
Duke ju shprehur ngushëllime familjeve, lus të gjithë qytetarët që kanë ndonjë informacion rreth këtij krimi makabër, të bashkëpunojnë me institucionet relevante, ka shkruar Ramosaj.
Rasti i sulmit ndaj autobusit që transportonte nxënës nga Gjakova për në Deçan, ku u vranë tre persona dhe u plagos një, po hetohet nga Policia si “vrasje e rëndë”.