Aktualitet

Gërdec, treni përplaset me makinën, plagoset 11-vjeçari

Një tjetër aksident hekurudhor, me pasojë një fëmijë të plagosur u regjistrua pasditen e sotme. Tek “Ura e Gërdecit”, treni i linjës “Tiranë-Durrës” është përplasur me një me automjet. “Si pasojë është dëmtuar një fëmijë 11 vjeç, i cili  u dërgua në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Një ditë më parë në Golem, treni i linjës Elbasan-Durrës përplasi një makinë ku si pasojë u plagosën 6 anëtarët e një familje, mes tyre 4 fëmijë.