Një një tutorial të dyfishtë në Instagram, modelja Gigi Hadid është bërë bashkë me grimieren Erin Parson për tu treguar fansave rutinën e tyre të make up-it.
Gjatë bisedës që po argëtonte shikuesit, modelja amerikane zbuloi se shtatzënia po ndryshon formën e fytyrës së saj.
Edhe pse nuk është e shqetësuar për kilet që do të shtojë gjatë pritjes së ëmbël, 25- vjeçarja tha se fytyra e saj është mbushur disi duke e bërë të duket më e rrumbullakët.