Live From Tirana

Gjesti narcist në raportin me Eglin? Psikologia: “Ka vajza që bien në kurth dhe bëjnë gjithçka…”

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë psokologia Bona Miekley. Ajo ka folur më shumë për festën e Shën Valentinit dhe ata që ndihen të trishtuar gjatë kësaj dite…

Duke u nisur nga situata mes Eglit dhe Gjestit në “Big Brother VIP 4”, ka disa vajza që jepen tërësisht pas një djali dhe ai e refuzon dhe lë sinjale të hapura. Këto raste nuk janë aq të rralla në realitet apo jo, me vajza që kanë të bëjnë me djem narcistë?

Unë dua të flas në fakt rreth fenomenit. Ka shumë vajza që bien në të njëjtin kurth dhe bëjnë ç’është e mundur që të mbajnë një raport, edhe duke e ditur që personin tjetër nuk jep 100% siç japin ato, sepse vajzat kanë një intuitë. Kur këto vajza kalojnë në një raport të tillë, dashur pa dashur, arsyeja pse ato qëndrojnë në një marrëdhënie të tillë, është sepse kanë frikë të ndihen të refuzuara në një raport tjetër. Kështu që mundohen që të bëjnë sakrifica të mëdha, dalin nga vetja e tyre, nga vlerat e tyre, nga identiteti i tyre. Shumë prej traumave se pse këto vajza bien në një nivel të tillë, nuk kanë të bëjnë me karakterin e tyre, kanë të bëjnë me të kaluarën e tyre.