I ftuar në emisionin “Vitality Vibes” me Ilvi Begollin në Top Albania Radio ka qenë Dr. Ervin Rapushi për të diskutuar në lidhje me artropatitë inflamatore te të rinjtë. Por çfarë janë këto dhe çfarë duhet të dimë ne në lidhje me artropatitë inflamatore…
Jemi lodhur duke duke dëgjuar për këto termat e përgjithshëm në lidhje me artritet dhe pjesën e osteoporozës. Reumatologjia është shumë e gjerë që konceptohet vetëm në dy gjëra shumë të ngushta. Nuk diskutohet që janë dy patologji që kanë një incidencë goxha të madhe por edhe kjo dhe pjesa artropative, ose pjesa e sëmundjeve inflamatore të themi te të rinjtë të shtyllës kurrizore janë patologji të cilat kanë një incidencë jo pak të vogël sidomos këtu në Shqipëri.
Ne kemi disa studime tonat por ama normalisht kemi në brezin e incidencës së këtyre sëmundjeve të cilët të themi se janë artritet e shtyllës kurrizore që ta konceptojnë edhe populli më gjerë, të cilët kanë një incidencë jo pak të ulët, qoftë për format të cilat janë forma framiljare por edhe këto format seronegative. Janë një grup shumë i madh. por që konceptohen si të tilla artropatitë të cilat janë të lidhura me sëmundjen inflamatore të zorrëve. Pra të gjithë ata pacientë që kanë probleme me kolitin, që kanë diarre ose dalin me gjak gjatë ecurisë së tyre mund të shoqërohen me problemet e artriteve të shtyllës kurrizore, por edhe me artrite të prekjes së kyçeve.
Mund të fillojë si një artopati të themi me një artrit të shtyllës kurrizore dhe të kyçeve dhe pastaj të fillojë me prekjen e traktit gastrointestinal. Kemi artropati të lidhur me psoriazën, ka shumë pacientë të cilët janë me psoriazë dhe më pas të zhvillojnë artritin psoriatik që është përsëri në grupin e këtyre. Është një preçedencë shumë e madhe dhe njëkohësisht.