Aktualitet

Gjykata e Lartë thirrje gjyqtarëve në rrethe për të kandiduar

Gjykatën e Lartë rihapi garën për anëtar të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) pas shkarkimit të gjyqtarit të Apelit të Durrësit, Besim Trezhnjeva nga Vettingu. Për këtë pozicion kandidat nga rrethet ishte vetëm Trezhnjeva por ai nuk justifikoi dot pasurinë. Por pas largimit të tij, Gjykata e Lartë fton gjykatësit e Apelit në rrethe të kandidojnë. Kjo është thirrja e dytë që bën Gjykata e Lartë dhe nëse sërish nuk do të paraqiten kandidatë nga shkallët e papërfaqësuara të gjyqësorit, zgjedhja e tyre bëhet me short nga radhët e gjyqtarëve që kanë kandiduar për vendin vakant.