Rajoni

Gjykata turke urdhëron lirimin e dy ushtarëve grek

Një gjykatë turke vendosi sot lirimin e dy ushtarëve grekë, që ishin në pritje për t’u gjykuar për spiunazh. Ushtarët kishin kaluar aksidentalisht në ujrat turke, në fillim të vitit dhe ishin arrestuar, ndërsa autoritetet e Turqisë hodhën dyshime për ndonjë plan spiunazhi. Ky rast shkaktoi përplasje të shumta dhe një retorikë të ashpër mes liderëve të dy vendeve.