Kapet sërish hashash në Greqi, që ishte futur nga Shqipëria. 264 kg cannabis sekuestroi policia në Aleksandroupoli, ndërsa në pranga përfundoi një 76-vjeçar grek. Lënda narkotike ishte ndarë në 8 çanta që përmbanin 200 pako me hashash. Prej fillimit të vitit në Igumenicë, Korfuz, Lefkadha, Janinë, Athinë, Selanik, Artë, Kostur, Grevena e Follorine, policia greke ka sekuestruar rreth 7 ton marijuanë të mbërritur nga Shqipëria.