Rajoni

Haradinajt i dërgojnë pako me tritol në zyrë, zbulohet arsyeja

Autoritetet vendase kanë testuar sigurinë në zyrën e Kryeministrit të Kosovës, përmes një inskenimi të futjes së një pakoje të dyshimtë me lëndë eksplozive, që në fakt ka mbërritur në destinacion. Mediat në Prishtinë raportojnë se pakoja ishte nisur nga një person fiktiv me identitetin “Xhorxh Majkëll”. Dhe pako nuk ishtë një dhuratë por 2 kg eksploziv të llojit tritol. Ajo i kaloi të gjitha kontrollet dhe pengesat e sigurisë. Ditët e fundit masat e sigurisë ndaj Kryeministrit Kosovar janë shtuar pas disa kërcënimeve emde të paidentifikuara.