Showbiz

Heroi 6-vjeçar që u kafshua nga qeni për të mbrojtur motrën shpallet ‘Kampion Nderi’

Briger Walker është padyshim vogëlushi më kurajoz që kemi njohur. Ditë më parë ai u kafshua në fytyrë nga një qen që po i vërsulej motrës së tij dhe në përpjekje për ta shpëtuar u vetësakrifikua.

Vogëlushi u kafshua disa herë në fytyrë dhe në kokë sakaq pati nevojë të menjëherëshme për një ndërhyrje kirurgjikale e cila ka zgjatur mbi 2 orë ndërkohë që tani në fytyrë ai ka 90 qepje.

Lajmin e ka bërë të ditur halla e dy vogëlushëve e cila postoi një foto të tyre në Instagram dhe tregon detaje mbi ngjarjen e rëndë. Pasi qeni e kafshoi, Briger kapi dorën e motrës së tij dhe u larguan menjëherë që aty.

Së fundmi, vogëlushi është shpallur “Kampion nderi i botës” nga Këshilli Botëror i Boksit. Këshilli që ka mes kampionëve të tij dhe Tyson Fury, tha se po nderonte të voglin për guximin, i cili përfaqëson“vlerat më të mira të njerëzimit.”