Fashion

H&M vjen me fustanet më stil të sezonit të pranverës!

Stina e pranverës është ideale për veshjet e fustaneve të shkurtra, të gjata dhe të freskëta, pasi fillon dhe rritja e temperaturave. Përvishni mëngët dhe bëhuni gati, sepse ditëve me shi po i vjen fundi dhe po aq shpejt do të gjeni ekuilibrin e dëshiruar te fustanet më me stil të kësaj pranvere.

Këtë javë, H&M ka lançuar koleksionin e saj të fustaneve, të gjitha të zbukuruara me lule shumëngjyrëshe. Këto stampime në veshjet tuaja ‘bërtasin’ me të madhe që pranvera po vjen.

Në këto koleksione të reja të këtyre fustaneve bëhet fjalë për disa stampime tradicionale me lule që të kujtojnë vitet ’60 dhe ’70 dhe na bëjnë të ëndërrojmë pasditet e verës nën rrezet e diellit dhe padyshim nën shoqërinë e njerëzve të zemrës.

Pranvera me freskinë e saj dhe çeljen e luleve, ju mundëson të luani edhe me ngjyra, për t’i dhënë pamjes suaj një energji ndryshe. Ndonjëherë është e vështirë të gjeni modelin tuaj të preferuar, prandaj shihni disa modele të ndryshme të cilat do t’ju vijnë në ndihmë:

$ 34.99

$ 39.99

$ 24.99

$ 49.99

$ 49.99

$ 29.99

$ 29.99

$ 24.99

$ 17.99

$ 34.99

$ 49.99

$ 19.99

$ 17.99

$ 29.99

$ 24.99

$ 17.99

Rikujtojmë, se këtë sezon pranvere, Zara dhe seksioni i ri në të është i mbushur me ngjyrën rozë të ndritshme nga bluzat e deri te xhinset.