Rajoni

Hoti: Korrigjimi i kufijve rrit shpresat për ndarje të Kosovës

Shefi i Grupit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, akuzon Presidentin Hashim Thaçi se me idenë për rikorrigjimin e kufijve me Serbinë, po dëmton punën për barazinë mes komuniteteve. Sipas Hotit, “Serbëve po iu ushqehet shpresa se mund të vazhdojnë me qëndrimet refuzuese ndaj politikave të Prishtinës dhe se Kosova do të ndahet”. Ai kërkon qeveri të re, siç thekson “Që të eliminojë pasigurinë politike e të mos lejojë pazaret me shtetësinë e Kosovës”.